Dita e Rinisë, ka mbledhur anëtarët e Partisë Demokratike në ambientet e Qytet Studentit, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri.
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij bëri një paralajmërim të fortë:
“Mos kini frikë, mos i lini vetëm bijtë dhe bijat tuaja. Ngihuni dhe bashkohuni me ta kundër padrejtësisë, kundër të keqet. E keqja mposhtet sa herë shqiptarët janë bashkë. Le të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund krimit, ekonomisë së kapur nga kriminelët dhe oligarkët që janë bërë bashkë me ta. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi dhe tu jepet qytetarëve ose do të rrëzohet’.
Basha tha se dhe sot pas 28 vitesh shqiptarët gjenden në errësirë dhe kushtet e studentëve, janë mesjetare.
“Nga ky shesh, studentët hapën dritën e ndryshimit. Edhe sot shumica e shqiptarëve gjenden në errësisë, të braktisur, të vjedhur e të nëpërkëmbur në një pushtet të mbledhur në një dorë të vetme.
Edhe sot, kushtet e studentëve janë mesjetare, pa dushe, me kova në dhoma me krevate marinari.
Qindra më tëj, aty ku duhej të ngrihej kampusi i universiteteve ka një parking nga i cili bashkia e Tiranës vjel para. Pak më tutje sheshi Skëndërbej ka kushtuar 40 milionë euro dhe kushton miliona euro për tu mirëmbajtur”/tvklan.al
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...