Lulzim Basha u takua sot edhe me banorët e Hasit, të cilëve u paraqiti programin e tij.
Ai theksoi se Republika e Re do të jetë në shërbim të njerëzve, të rinjve, fermerëve dhe biznesit që krijon vende pune. Qindra milionë euro do t’i rikthehen shtëpive shqiptare, tha mes të tjerash Basha.
“Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, i punësimit. Votoni Republikën e Re, numrin 6 dhe vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, ulja e çmimit të energjisë dhe falja e kamatëvonesave”, deklaroi Basha.
Basha u shpreh se, qindra milionë euro që sot i përpin “kuçedra e oligarkisë”, nuk do të jenë më në xhepat e një grushti oligarkësh.
“Qindra milionë euro do të kthehen në xhepat tuaja, në konsumin tuaj, në xhiro, kapitale, investime, punësim për Hasin, hasjanët dhe gjithë shqiptarët”, vijoi Basha.
Basha theksoi se asnjë familje në nevojë nuk do të mbetet pa ndihmë ekonomike dhe shtoi se Republika e Re do të paguajë faturën e tyre të energjisë dhe ujin e pijshëm.
“Në vitin e parë të qeverisjes së Republikës së Re do të nisë rritja e pensioneve dhe brenda 4 viteve pensioni minimal do të jetë 250 mijë lek të reja”, theksoi Basha.
Premtimi tij i tjetër ishte arsimimi i fëmijëve. “Ju jap fjalën se asnjë fëmijë shqiptar nuk do të mbetet pa u shkolluar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ky është programi për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt”, tha Basha./TopChannel
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit