Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së punës në Londër, është pritur në takim kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik, Tom Tugendhat.
Mësohet se, gjatë këtij takimi kreu i selisë blu dhe Tugendhat kanë folur dhe për situatën politike në vend.
Basha është shprehur se opozita është e gatshme për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, ku sipas tij, do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.
“Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë”, theksoi zoti Basha./ Opinion.al /
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...