Kryedemokrati Lulzim Basha në funksion të fushatës elektorale organizoi një piknik me të rinjtë e Elbasanit.
Basha: Pёr ju kam prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës. Ndërsa për gjithë studentët e kam një zotim dhe dua ta përsëris: Ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë.
Të rinjve të Elbasanit Lulzim Basha iu tregoi edhe për planet e PD nëse vjen në pushtet që lidhen me programe shkëmbimi nëpër universitetet europiane.
Basha: Unë ju siguroj që shumë shpejt rinia e Elbasanit dhe rinia e gjithë Shqipërisë do të ketë të njëjtën përgatitje profesionale si rinia europiane dhe do të jetë e gatshme për tregun e punës. Se unë e di që problemi kryesor që keni dhe brenga më e madhe që ju dhe familjet tuaja keni është siguria për të nesërmen e në veçanti punësimi.
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...