Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbënguli se edhe në bastionin e demokratëve banda e Bajrëve kërcënoi dhe vodhi vota me dhunë.
Por, për liderin demokrat nuk do të ketë më zgjedhje si ato të 2017-s dhe se Edi Rama i ka orët e numëruara.
Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin, tha Basha.
“Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sapo ka nisur. Gjysmën e rrugës e kemi bërë së bashku. I madh e i vogël në Shqipëri e di që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor. Për herë të parë në këtë betejë, forcën për ta përcaktuar nuk e ka Safet Bajri me shokë, as Emiljano Shullazi, por fuqinë për të vendosur se si do të jenë 15 vitet e ardhshme e kanë shqiptarët e bashkuar”, deklaroi Basha./tch
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...