Basha është shprehur se, 3 vjet e gjysmë më parë, kryeministri mbolli “rrenën e Rilindjes” në Dibër dhe sot ishte dita e korrjeve, që sipas tij ishte “braktisja totale” nga qytetarët.
“Braktisje nga Dibranët, braktisje nga të majtët, braktisje edhe nga socialistët e tradhëtuar dhe të shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe të drogës që ka sjellë në Dibër. Rama nuk do të arrijë të bëjë asnjë kilometër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se për këtë ka disa arsye. “Së pari, sepse ai nuk ka prioritet qytetarët, zhvillimin e vendit. Paratë për vete e për miqtë janë e vetmja formë e qeverisjes së tij. Së dyti, sepse koha e Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, poshtëruar, varfëruar, sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë dhe tani ka ardhur fundi. S’ka më kohë për Edi Ramën. S’ka më kohë për trafikantët. S’ka më kohë për hajdutët. S’ka më kohë për krimin”, ka thënë Basha.
Në vlerësimin e kreut të opozitës, “3 vjet e gjysmë vuajtje e skamje për një popull nuk janë lojë”. “Shqiptarët dhe dibranët do të dinë të rifitojnë këtë kohë të humbur. Do të kapin me ritmin e duhur rrugën e zhvillimit, të punës, të sigurisë, të dinjitetit njerëzor. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur ...
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara