Këtë të shtunë Rama i bëri sfidë, por Lulzim Basha nuk i është përgjigjur personalisht.
Të paktën përmes një reagimi të tij zyrtar, Basha nuk ka dashur të merret me “ftesën sfidë” të bërë nga kryeministri, e cila mesa duket liderit të opozitës i duket qesharake.
Basha ka përcjellë një reagim të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, i cili përmes ironizsë është tallur me ftesën e Ramës.

Mësohet se kreut i demokratëve ka mbledhur këtë pasdite Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, ku mendohet se fokus i bisedës mbetet aksioni opozitar dhe vijimi i protestave.
Kujtojmë se Rama tha këtë të shtunë se ai do të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse opozita në zgjedhjet e këtij qershori arrin të fitojë një bashki më shumë se socialistët.
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran