Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha rreth rezultatit paraprak të zgjedhjeve të pjesshme lokale të mbajtura në 6 mars.
Në një njoftim në Facebook ku ka shpërndarë një video të Bashës që thotë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, Berisha u shpreh se Basha është i vetmi njeri në botë që bën deklarata të tilla.
“Lulzim Basha është i vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se nuk ka humbur asnjë garë”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se kandidatët e PS-së kanë fituar deri tani në bashkitë e Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës dhe Dibrës nga 6 bashkitë që kanë mbajtur zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./arbresh.info/
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...