Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll. Basha ka ndarë me ta shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi.
“Dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet: rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim, refuzuan dhe amendamentet e PD-së për ulje taksash dhe ulje të çmimit të energjisë”, tha Basha.
Nga Lezha, kryetari i PD-së ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD-së për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, shkruan tch.
“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë, sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete, por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm”, deklaroi Basha.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë