Vendimi i Bankës së Shqipërisë për rritjen e vlerës së lekut është reflektuar tek ankandet e bonove të thesarit, duke shtrenjtuar borxhin për qeverinë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në ankandin e një dite më parë, bonot me afat 12-mujor u shitën me një interes mesatar prej 2,19%, nga 1,79% që kishte qenë ky tregues në ankandin e mëparshëm. Kjo rritje e interesave, çka është me leverdi për të gjithë investitorët, pasi rrit fitimin e tyre, ka reflektuar ndryshimin e normës bazë të interesit për lekun, të cilin Banka Qendrore e rriti nga 0,5% në 1%, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
Por pavarësisht rritjes së interesit, oferta e investitorëve ka qenë e limituar. Edhe në ankandin e kësaj jave nuk u plotësua shuma e kërkuar për financim nga Ministria e Financave. Nga 9,7 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale në shumën e 8,5 miliardë lekëve, ndërsa Ministria e Financave pranoi oferta për më pak se 8 miliardë lekë.
Kjo tregon se në treg ka pak likuiditet dhe bonot e thesarit nuk po shihen si një alternativë e mirë investimi nga qytetarët.
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...