Kredia për ekonominë shqiptare ka marrë një hov gjatë pranverës në Shqipëri.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mars bizneset dhe individët kanë marrë më shumë hua.
Gjatë marsit të këtij viti bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë aprovuar 36.2 miliardë lekë ose 6.2 miliardë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë.
Nëse bëjmë një vlerësim të së njëjtës periudhë të viteve të kaluara, rritja rezulton edhe më e fortë.
Bizneset kanë kërkuar më shumë hua nga bankat e nivelit të dytë për të zgjeruar investimet në muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit shfaqën kërkesë të lartë për kredi, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në financimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Mbizotëroi kërkesa për hua nga bizneset sidomos në sektorin e turizmit.
Gjatë kësaj vere parashikohet që Shqipëria të presë një fluks turistësh të huaj.
Po ashtu edhe kërkesa për kredi e individëve ishte e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave. Në gjykimin e bankave, normat e përgjithshme të interesit dhe përmirësimi i treguesit të besimit të biznesit nxitën më tej kërkesën për kredi në tremujorin e parë të vitit.
Ndërkohë në total niveli i kreditimit rezulton me një rritje më të fortë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin mars portofoli total i kredisë ka arritur në 864,9 miliardë lekë.
KREDITE E REJA
Mars 2025 36,2 mld leke
Mars 2024 30 mld leke
Mars 2023 27.9 mld leke./abcnews.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A