Banka e Shqipërisë pranon se zhvlerësimi i monedhës Euro gjatë këtij viti nuk ka patur si efekt vetëm faktorët të cilët njihen teknikisht me termin fondamentalë: eksportet, remitancat dhe investimet e huaja.
Për herë të parë institucioni i Bankës Qendrore evidenton edhe faktorë të tjerë në treg të cilët lidhen me agjentë ekonomikë të panjohur, jashtë kanaleve zyrtare të parasë.
Ekspertët e ekonomisë kanë evidentuar si shkak në luhatjet e mëdha të kursit gjatë dy viteve të fundit ekonominë informale, por kjo nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht nga ana e bankës.
Në analizën që i bën kursit të këmbimit gjatë këtij viti, në raportin e politikës monetare, Banka e Shqipërisë vëren një zhvlerësim të Euros në nivelin 6.5% vetëm gjatë këtij viti, ndërsa mbiçmimi i Lekut ka qëndruar mbi mesataren afatgjatë të tij duke paraqitur një anomali në treg.
Banka e Shqipërisë thotë se gjatë kësaj periudhe ka kërkuar edhe ndihmën e bankave tregtare për të marrë pozicione më të gjata në treg e për të qetësuar kursin e këmbimit.
Aktualisht monedha Euro paraqitet më e stabilizuar në këto ditë të fundit të vitit, në nivelin 123.4 Lekë, por sërish është afër kuotave më të ulëta që ka arritur gjatë këtij viti.
Në dy vitet e fundit, edhe paraja jashtë bankave ka arritur në 2.68 miliardë Dollarë, duke regjistruar rekordet më të mëdha historike./Klan
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...