Zëvendëskryeministrja e Shiqpërisë, njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka marr pjesë në konferencën e nivelit të lartë për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimorë, që është organizuar në Tiranë.
Balluku ka prezantuar para pjesëmarrësve hapat që Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarr kundër sulmeve kibernetike.
“Me Majlinda Bregu , drejtuesen e RCC, në Konferencën e Nivelit të Lartë për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, organizuar në Tiranë, ku prezantova të gjitha hapat që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë, ligjore dhe teknike, për forcimin e sigurisë kibernetike, por edhe nevojën për një bashkëpunim edhe më të gjerë mes të gjitha vendeve për të qenë sa më të mbrojtur ndaj sulmeve dashakeqëse. Shkëmbimi i eksperiencave dhe njohurive mbeten elementë të rëndësishëm për të pasur sukses në këtë betejë. Siguria kibernetike kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve”, ka shkruar Balluku në Facebook./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...