Në këtë 29 Nëntor, lajm i mirë për të gjithë shqiptarët është se shumë shpejt Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim në BE, deklaroi të mërkurën, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla nderoi dëshmorët e rënë për liri nga qyteti i Elbasanit, ku së bashku me të zgjedhur vendorë dhe përfaqësues të partive të tjera politike vendosën kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve.
“Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e PS-së dhe institucioneve, sepse ne mendojmë që ashtu siç u radhitëm në koalicionin e fitores në vitin 1944, ashtu sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE”, tha Balla./tch/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...