Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare ka replikuar me deputetin e PD-së, Sali Berisha në lidhje me akuzat e tij ndaj ish-kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se për fat të keq, një ish-kryeministër apo një ish-ministër i Jashtëm përdorin emrat e autoriteteve të vendeve të tjera për hesape të baltës së tyre brenda Shqipërisë.
“Sali nuk të kam kthyer kurrë përgjigje për ish-kryeministrin rumun, Viktor Ponta, të cilin fati e ka bërë të jetë miku im i shkollës, fati e ka bërë që të ishte kryeministër i Rumanisë për një kohë të gjatë. Ishte i vetmi kryeministër i Rumanisë që vendosi të njihte Kosovën. Ka ardhur dhe në Tiranë, ka bërë të njëjtën gjë dhe në Bukuresht, ka bërë të njëjtën gjë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë me të gjitha autoritetet kosovare”, theksoi Balla, raporton TCH.
Gjithashtu, Balla i bëri thirrje Berishës të heqë dorë nga sulmet e ulta personale, përkundrejt të gjithë atyre që bëjnë një gjë të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...