Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Zvicër, ministri i Brendshëm Taulant Balla është ndalur edhe në Qendrën e Shpëtimit Ajror REGA, në Zyrih.
Drejtuesit e Qendrës i shpjeguan nga afër dhe me detaje kapacitetet funksionale të mjeteve ajrore, që përdoren në raste emergjencash dhe kur kërkohet ndërhyrje nga ajri në shtetin zviceran.
“Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur edhe nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit në Shqipëri, i cili do të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE”, nënvizoi ministri Balla, pas vizitës.
Eksperienca zvicerane, sipas Ballës, mbetet një model i duhur për t’u ndjekur edhe në raste emergjencash në vendin tonë.
/rtsh.al/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...