Ka startuar Kongresi i Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ashtu siç ishte njoftuar në agjendë, fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Taulant Balla.
Ky i fundit evidentoi punën e mirë të bërë nga Partia Socialiste në këto vite në pushtet, ndërsa e cilësoi këtë mbledhje, si hapin drejt nisjes së punës për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë gjithmonë moment reflektimi, ndërsa ne jemi e vetmja forcë politike moderne, pjesë e të majtës së bashkuar europiane. Sot nis puna jon për të garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale, ku misioni do të jetë sërish që të marrim besimin e shumicës së qytetarëve, në të 61 bashkitë e vendit. Në zgjedhjet vendore ne duhet të rikonfirmohemi në të gjitha bashkitë ku shqiptaret na kanë dhënë besimin për të shërbyer deri tani. Duhet të fillojmë ndryshimin edhe në Bashkitë që kanë mbetur peng i partive kundërshtare”, tha Balla.
Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, u kërkoi anëtarëve të kongresit që të miratojnë planin e punimeve dhe delegoi fjalën te ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni dhe zëvendës/kryeministri Erjon Braçe./top channel
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...