Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

07:49 | 20 Mars 2026
E.K

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit e ka cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë gëzimi, solidariteti dhe mbarësie për familjet shqiptare.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shprehet Presidenti Begaj.

Shpërndaje në rrjete sociale