Babai i adoleshentes së vrarë nga ish-agjenti i SHISH, padit Ardit Gjebrean

12:14 | 17 Mars 2016
Arbresh.info

Intervista me Marjan Rrokun përveçse i ka ulur imazhin shumë moderatorit të “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea, ka edhe më shumë pasoja.
Së fundmi, babi i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë nga ish oficeri i SHISH ka dorëzuar në gjykatë sot një padi ndaj Ardit Gjebresë. Ai e ka paditur për fyerje , dërkohë që çështja do të merret në shqyrtim nga avokati, Saimir Visha.

Rrëfimi i Rrokut, i intervistuar nga Gjebrea, ka ngjallur debate dhe sidomos ka indinjuar familjen Cana duke e çuar çështjen në gjyq.

Familja Canaj pretendon se versioni i dhënë nga ish agjenti i SHISH, në mars të 2001 nuk është aspak I vërtetë. Ndërkohë që gjatë intervistës Marjan Rroku ka deklaruar që nuk e kujtonte momentin e vrasjes.

Deklaratat e tij, dhe intervista në vetvete ngjalli shumë debat në rradhët e opinionit publik dhe intelektualëve. Jo vetëm për atë që u tha, por edhe për stilin dhe pyetjet e përzgjedhura nga moderatori Gjebrea.

Shpërndaje në rrjete sociale