Gezim Shkoza, 58 vjeç, ishte i intubuar prej ditësh në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë. Babai i tre fëmijëve nuk ka arritur të mbijetojë.
Shkoza drejtonte shkollën 9-vjeçare”>9-vjeçare në fshatin Karkanjoz. Ai ishte shtruar fillimisht në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të gjendjes së rënduar u soll në Tiranës rreth një javë më parë.

Mësohet se tri ditët e fundit Shkoza ishte në intubim dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Gëzim Shkoza, babai i tre fëmijëve, jetonte në Karkanjoz, ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30 vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5 vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare”>9-vjeçare të fshatit.
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës