Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se ky projekt ka qenë një sfidë e madhe dhe se aeroporti është ngritur 2 metra mbi nivelin e detit për shkak të terrenit të zonës.
Rama e cilësoi këtë investim si një sukses të përbashkët, duke shtuar se aeroporti është një “shqiponjë dykrenare”, që bashkon punën dhe përpjekjet e njerëzve nga Shqipëria dhe Kosova
“Kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportit të Vlorës me njerëz nga Kosova dhe Shqipëria do e ngrejë shumë lart emrin e aeroportit, për cilësinë sigurinë dhe nivelin e buzeqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi. Dua të falenderojë ata që besuan dhe punuan, ka qenë një projekt sfidues dhe mjafton të shohësh pak më lart se i gjithë aeroporti është ngritur dy metra mbi sipërfaqe pasi zona është nën nivelin e detit, me të gjithë parametrat e cilësisë. Për ndjekësit e mi, unë i siguroj që pa ata nuk jetoj dot dhe më ndihmojnë ta bëj detyrën më mirë pavarësisht se nuk më lënë gjë pa thënë.”, tha ai./Arbresh.info
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...