Në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ish-kryeministri Berisha deklaron se gjithçka ndodhi për shkak të 70 mijë metër katrorë tokë në gjirin e Lalzit.
Sipas tij fakti që në makinë e prokurorit ishte Pëllumb Muharremi i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” tregon se Rrumi i vërtetë është Edi Rama, ndërsa sjell në vëmendje gjymtimin e biznesmenit libanez, ndërkohë që autorit nuk i hyri gjemb në këmbë.
“Ndodhi atentat ndaj një prokurori në makinë ishte dhe një tjetër me peseudomnim “Rrumi”, Çfarë kishim aty? Ishte në tërësi afera e 70 mijë metër tokë në Gjirin e Lalzit, cilido që dëshiron, të marrë një debat timin me Ramën në 2012. Çfarë i kam faktuar shqiptarëve. Në atë territor ishte investitor një kompani nga Katari që do investonte, kishte kontratë me qeverinë time, kishte tokë me 1 euro dhe nga 2013 filluan të protestonin; “flamur kuqi terrorist”, e shtynin socialistët. Humbëm ne zgjedhjet. Një nga aktet më të para në shtator 2013 i prishet kontrata me fshatarët. Në 2014 i prish kontratën me qeverinë shqiptare dhe lë 70 mijë tokë. Rrumi i vërtët është Edi Rama jo ai që është në spital.
Mbetën 72 mijë metër katror tokë e shtetit. Tani hyn në skenë Rrumi. Vangjush Dako dhe konfidentja Hicka, shkojnë vetëm njëhërë në gjykatë për të legjitimuar hapjen e procesit. Ta dinë shqiptarët se kush është Rrumi i vërtetë. Nuk shkuan dy herë, humbi dhe ia kaloi Rrumit dhe Rrumi nuk u dërgua në apel. Hicka nuk e apeloi se lëvizi valixhja me 4.5 milionë euro nga Gjushi te Kryegjyshi, se Gjushi vetë për para i kishte pa kufi se nga mëngjesi në darkë shiste beton dhe ia sillte Kryegjyshit.
Në 2016 më vjen pronari i OMIX në zyrë dhe nuk mund të ikja pa takuar se më thotë kryeministri që fillo dhe shumë mirë që i kishte zgjidhur problemet.
U bënë gati të fillojnë, firmosi Rama kontratën, shkoi Fadi për ta regjistruar, i thonë ka vendim gjykate dhe nuk të regjistrohet. Kthehet dhe kur do shkonte i dalin te ura e Limuthit dhe i shkaktojnë 37 fraktura dhe ia bëri Rrumi, po Rrumit nuk i hyri gjë në këmbë, se Rrumi i vërtetë ishte Rama”.
Ndërsa për atentatin ndaj prokurorit Berisha thotë se autor i vërtetë është policia.
“Kush e vrau, ai është atentat, autor është policia deri sa të gjendet plotësisht. Po kush është ai që e diti dhe u informua se Ndoji po ha drekë atje. Skemat e atentateve, po se gjetën atentatorin e ka bërë policia. Unë kam ekspriencë tjetër kur njerëzit janë vrarë me antitank jo nga policia por nga banda në mbrojte të policisë. Pra KÇK kryetar ka vetëm një, kreun e Meduzës Edi Rama”.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...