Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë patur rreth orës 06:45 në fshatin Darragjat të njësisë administrative Dajç, Shkodër.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimeve të banorëve, ka nisur hetimet. Sipas të dhënave të para, bazuar edhe te dëshmitë e banorëve thuhet se është qëlluar drejt makinës së shtetasit A.L., nga dy persona me motoçikletë.
Në polici, 49-vjeçari ka deklaruar se është qëlluar ndaj tij. Ai po lëvizte në një automjet me kushëririn e tij, ku disa plumba kanë goditur mjetin.
A.L., ka theksuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk di kush mund të kenë qenë autorët.
Shkodër/ informacion paraprak
Me datë 27.06.2020, rreth orës 06:15, shtetasi A.L, 49 vjeç, banues në fshatin Darragjat, ka njoftuar Sallën Operative se në vendin e quajtur fshati Darragjat, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij, e si pasojë nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./TCH
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...