Policia e Shtetit ka njoftuar se operacioni antikanabis në Dukagjin të Shkodrës ka vijuar të shtunën dhe të dielën. Gjatë këtij operacioni janë evidentuar dhe shkatërruar 55 parcela me 6127 bimë narkotike. Parcelat ishin hapur rishtas në zona të thella e të pyllëzuara të territorit të Dukagjinit, në vendet e quajtura Abat, Cilkok, Nënmavriq, Çamë dhe Pepaj.
Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies. shkruan tch.
Policia njofton se po vijon puna në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Shkodër për evidentimin dhe kapjen e autorëve.
Operacioni do të vijojë në territoret e tjera të njësive administrative Pult, Temal etj./arbresh.info
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare