Asgjësohen 12 mijë bimë kanabis të mbjella mes pyjesh

09:58 | 9 Shtator 2016
M. A.

Policia e Vlorës ka asgjësuar 12 mijë bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar një nga autorët e kultivimit.

Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat.

18 vjeçari u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1, 600 rrënjë bimë kanabis, pranë vendit të quajtur “Majat e Gerxhinës”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Shpërndaje në rrjete sociale