Gazetari Artan Hoxha është shprehur se gjyqtari i Gjykatës së Lezhës është kërcënuar me jetë, ndërsa e kishte të pamundur për të gjykuar objektivisht kryetarin Fran Frrokaj dhe zyrtarë të tjerë lokalë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim për pronat në bregdet.
Gazetari Hoxha të hënën në darkë në studion e emisionit ‘Opinion’ tha se gjyqtari i çështjes që do gjykonte krybashkiakun e Lezhës dhe personat e tjerë të akuzuar për tjetërsim prone është kërcënuar.
Ai tregoi se ka informacione të sigurta se gjyqtari është kërcënuar.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”./opinion/
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë