Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin policor i koduar “Siguria”, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë në zonat e frekuentuara gjatë sezonit veror.
Sipas njoftimit të policisë, një 21-vjeçar është arrestuar në Shëngjinë në bazë të këtij operacioni, nën dyshimin se lëvizte në shëtitoren e plazhit, i armatosur me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.
Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar arma e zjarrit automatike tip “Scorpion”, municion luftarak, dy celularë, një automjet dhe një motomjet që i përdorte 21-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...