Alda Klosi alias “Çiko”, ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohet për pastrimit të parave.
Bëhet me dije se ajo është arerstuar pas një dëshmie të dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi. Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.
Pak javë më parë në shtëpinë e Alda Klosit u grabitën rreth 120 mijë euro dhe disa bizhuteri nga pastruesja që ajo kishte punësuar, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.
Kur u pyet për shumën e madhe të parave “cash” që mbante në banesë, Klosi tha se i kishte mbledhur nga familjarë dhe të afërm për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më parë.
Sakaq, pastruesja Dobi, së bashku me djalin e saj, kishin vjedhur edhe rreth 400 mijë euro nga disa banesa të tjera ku ajo ishte punësuar. Megjithatë, deri tani askush nuk ka dalë për të pretenduar pronësinë e këtyre parave.
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...