Gjin Guri personi i cili shkëmbeu zjarr me policinë përpara në një aksion anticanabis në Dukagjin është arrestuar nga policia e Shkodrës.Guri ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit pasi ai është i dënuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg per “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”.Arrestimi u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.
Mësohet se gjatë arrestimit Guri nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit.Policia kishte informacion paraprak për venndndodhjen e tij dhe rrethimin e banesës e ka bërë orët e para të mëngjesit.
Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të Canabisit qëlloi me armë zjarri drejt policisë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...