Disa shqiptarë kanë rënë në pranga të autoriteteve italiane, pasi akuzohen për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Ata sipas policisë furnizonin me kokainë zonën e Arezzo.
Shqiptarët janë Erald Avduli i lindur në Berat më 25 maj 1991, Aurel Braho i lindur më 18 korrik 1974, Enklajd Upgrade i njohur si Klajdi lindur në Fier 6 gusht 1989, Artur Shabanaj, lindur në Fier me 9 Korrik , 1989, si dhe shqiptari me inicialet H.L. i lindur në vitin 1990.
Por mësohet se dy prej anëtarëve të këtij grupi janë arrestuar pak ditë më parë pasi i kishin shpëtuar ndjekjes së policisë. Ata janë Erald Avduli dhe Aurel Braho.
Ky grup kishte kthyer një shtëpi të braktisur pranë varrezave në Cortona Creti në fermë drogë. Dy shqiptarët ishin gjurmuar nga hetuesit në krahinë dhe me datë 29 shtator 2017 është bërë i mundur ndalimi i tyre.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj