Bluë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë nëntë persona për vepra të ndryshme penale, ku dy prej tyre rezultojnë të shpallur në kërkim.
Sipas policisë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Gj., 19 vjeç, S. Sh., 36 vjeç, A. Q., 43 vjeçe dhe A. T., 28 vjeçe, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se një nga personat që iu kishte sjellë lëndën narkotike ishte shtetasi I. Gj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 36 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, duke e kërcënuar me një mjet lodër (pistoletë çakmak), shitësin M. K., të cilit i ka kërkuar një shumë lekësh.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale M. K., pasi në rrugën “Besëlidhja”, në dyqanin e celularëve të shtetasit A. P., ka vjedhur 15 telefona celular të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të punës për personat e shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 34 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. L., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...