Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se pas arrestimit të Marko Gjuriç ka një mesazh, ndërsa bashkë me forcat speciale të Kosovës ishin edhe ato të Eulex.
Nesho: Vizita e Gjuriç ishte provokacion. E para shkeli rregullat e një vendi sovran dhe e dyta ishte person non grata, disa herë. Nëse ministrat e tjerë përfshirë edhe kryeministrin u është dhënë leja. Janë dy pika kryesore që negociohen, asocacioni dhe demarkacioni. Gjuriç donte të provokonte mbledhjen e gjithë përfaqësuesve të serbëve që ta bënte de fakto çështjen e demarkacionit që është një proces kushtetues që nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Ashtu siç kishin përmendur mediat edhe B92, bashkë me trupat speciale të Kosovës, ishin edhe forcat e Eulex. Nga mbrapa kishte një mesazh që duhej dhënë. Evropa kërkon një balancim sepse vetë serbët për të justifikuar humbjen e Kosovës që ata vetë nuk e pranojnë. Unë mendoj se nuk mund të ketë asnjë veprim pa koordinim.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X