Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton (T-EPF 5) mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë të planifikuar në port.
Vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Evropë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë, njofton Ambasada Amerikane.
Detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të përjetojnë kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO.
“Kjo vizitë vazhdon të afirmojë vlerat e përbashkëta dhe partneritetin midis SHBA-së dhe Shqipërisë, ndërsa ne punojmë së bashku për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe Detin Mesdhe”, tha komandant Damon Bateson, oficer përgjegjës i detashmentit ushtarak të Trentonit. “Ekuipazhi dhe unë jemi të emocionuar të vizitojmë Durrësin dhe të kalojmë pak kohë në këtë qytet historik portual shqiptar”, tha ai.
Shqipëria u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe në vitet që pasuan forcoi partneritetin e saj nëpërmjet pjesëmarrjes në stërvitjet e përbashkëta në detin Adriatik. Shqipëria priti për herë të fundit një anije detare në korrik 2023 kur USS Ramage (DDG 61) mbërriti për një vizitë të planifikuar në port. /Telegrafi/
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...