Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e mazhorancës socialiste në një resort privat në Shëngjin.
“Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, ka shkrur Rama në Facebook krahas fotove.
Kabineti qeveritar, grupi parlamentar dhe sekretariati i kësaj force po diskutojnë prej mëngjesit të sotëm për organizimin si në qeverisje, ashtu dhe në parlament e në parti.
Mbledhja do të zgjasë dy ditë dhe është konceptuar e ndarë në disa panele diskutimi.
Paraditja e nesërme do të jetë e dedikuar vetëm për ministrat që do të prezantojnë prioritetet e këtij viti./tvklan.al
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...