Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.
Kim u shpreh se SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.
“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkroi Yuri Kim në Twitter.
1/2 Met today w/Defense Minister @nikopeleshi to discuss ?? ?? defense cooperation, including to strengthen ?? cyber defense. ?? leaders – including @SecDef at October NATO ministerial – have made clear we condemn the cyberattacks conducted by Iran against our NATO Ally.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 18, 2022
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...