Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf po zhvillon një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në selinë blu. Takimi vjen para mbledhjes së Këshillit Politik.
Opozita dhe mazhoranca ulen në tryezë në orën 12:00
Opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca janë dakordësuar përmes korrespondencës për të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Politik.
Edhe pse mbledhja nuk ishte parashikuar për të premten, opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen në tryezë në orën 12:00.
Ngërçi midis mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare qëndron te mënyra se si do të organizohen koalicionet paragjedhore.
Sot pritet që palët të paraqiten me propozime, ndërkohë që ODIHR ka deklaruar për Ora News se do të ofrojë asistencën e nevojshme nëse kjo i kërkohet nga partitë politike./oranews
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...