Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet rreth dakordësisë së sotme të Këshillit të Përgjithshëm mbi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë:
“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi.
Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh.
Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash.”/TCH
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...