Ambasada e SHBA në Shqipëri lajmëron qytetarët amerikanë lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita e bashkuar, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, thuhet se demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në Shqipëri, ditët në vijim.
Sipas njoftimit shtetasit amerikan në Shqipëri, duhet që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës do të më 25 maj.
Ambasada u kërkon shtetasve të saj që të kenë kujdes pasi në tubimet e fundit, 11 dhe 13 maj protestuesit kanë përdorur pajisje shpërthyese, bomba Molotov dhe mjete të tjera të dhunshme, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.
“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni”, mbyllet njoftimi i ambasadës për shtetasit e saj. /ABC News Albania
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...