Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar arritjet e deritanishme në Drejtësi, si dënimi i Emiljano Shullazit, por theksojnë se presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit, e që ai të zbatohet edhe gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.
“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë”, thuhet në statusin e ambasadës së SHBA në Tiranë./tch
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10155990521500838/?type=3
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...