Alba Kokalari merr mandatin e eurodeputetes

11:29 | 3 Korrik 2019
M. A.

Alba Kokalari ka marrë mandatin si eurodeputete e Suedisë dhe është ulur për herë të parë në Parlamentin Evropian.

Ajo ka premtuar se do të jetë “zëri i Suedisë” në institucionin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian, por edhe shqiptarët tashmë i kanë sytë nga bashkëkombësja e tyre për të qenë një mbështetje më shumë në procesin integrues.

Kokalari siguroi votat e nevojshme nën siglën e Moderate Party për të hyrë në PE, raporton Tch, transmeton Klan Kosov.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe më pas ka emigruar drejt Suedisë së bashku me familjen. 32 vjeçarja është mbesa e Musine Kokalarit, veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare, si dhe një ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist.

Shpërndaje në rrjete sociale