Shpesh tërhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit, por rrallëherë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit. Një nga vendet ku mund të merret Hiv-Aids, Hepatiti B dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike të cilat janë jashtë çdo kontrolli higjieno-sanitar.
Anila Zhupa, specialiste e estetikës mjekësore, tregon se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbëve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak të mos sterilizimit të pajisjeve.
Në çdo sallon në vendin tonë bëhen trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit. E nëse jashtë vendit para se të hapësh një biznes të tillë ka kontroll të rreptë nga autoritetet shëndetësore, në Shqipëri këto qendra trajtohen thjesht si biznese.
Specialistë të estetikës mjekësore bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës, vajzat duhet të bëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbëve duhet t’i kërkojnë përdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si te stomatologu.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...