Pak pasi nga Ministria e Brendshme u zbardh takimi mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë në rrjetet sociale një reagim në lidhje me akuzat për Agron Xhafajn.
Bëhet fjalë për një deklaratë të shkurtër të ambasadorit Donald Lu, ku informon se po ndjek më vëmendje akuzat e opozitës.
“Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur”, thotë ai.
Por, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për të ndërprerë luftën kundër krimit të organizuar, që sipas Lu, ka nisur.
“Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, thotë Ambasadori Donald Lu./Top Channel
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...