Shqiptarët në Mal të Zi shprehin habi dhe indinjatë për sulmin ndaj ambasadës amerikane. Ndërsa të zgjedhurit e tyre e kanë dënuar menjëherë me deklarata publike ngjarjen që ndodhi Podgoricë.
Ne qytetin e Tuzit, pak kilometra larg Podgoricës, banojnë shumë shqiptarë të Malit të Zi. Ata thonë se janë tronditur nga sulmi me bomba ndaj ambasadës amerikane dhe thonë se ishte një sulm terrorist kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mesazhe vijnë nga Nikoll Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike, i cili shprehet se sulmi ishte ishte një eksperiment i rëndë, por i dështuar.
“Është hera që interesat amerikane të atakohen në mënyrë direkte edhe në Mal të Zi. Amerikanët njihen në përgjithësi si miqtë tanë megjithatë shprehim kënaqësinë se sulmi nuk pati viktima”, u shpreh Nikoll Camaj, shkruan top channel.
Edhe Kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshi dënon sulmin. “Askush nuk e do diçka të tillë. Aq më mirë që nuk është shqiptar sepse dihet qëndrimi i shqiptarëve për SHBA”, u shpreh Fadil Kajoshi.
Ndërsa nën/kryetari i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshi, e quan një akt terrorist jo vetëm kundër Shteteve të Bashkuara te Amerikës, por dhe Shqipërisë e shqiptarëve.
“u kuptua edhe si një sulm ndaj shqiptarëve, sepse amerikanët janë një popull mik i shqiptarëve. Në këtë drejtim e kemi dënuar si një akt terrorist të një personi që ka qenë i dekoruar nga Millosheviç”, u shpreh Nik Gjeloshi.
Por e qytetarët e thjeshtë shqiptarët janë të indinjuar me sulmin. Ndërsa qytetarët malazez në Tuz nuk preferojnë të flasin./Top Channel
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...