Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit.
Me agjentë verifikues me veshje civile, të cilët vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.
Nga kontrollet e ushtruara, u konstatuan dhe u ndëshkuan:
95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme, duke shkruar gjatë drejtimit të mjetit.
78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e Unazës së Madhe.
120 mjete të ndaluara administrativisht, pasi rezultonin debitorë si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :
• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.
• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës./Top Channel
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...