Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në një status në twitter njofton se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Drejtuesin e SPAK, Arben Krajën pas operacionit të zhvillaur një ditë më parë ku ranë në pranga 10 funksionarë të drejtësisë në gjykatën e Krujës, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.
Kim thotë se e ka falenderuar Krajën për operacionin në fjalë ndërsa e inkurajon të vazhdojë punën.
“Unë e telefonova atë sot për të shprehur falënderim dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne po shohim rezultate. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku – hap pas hapi”, shkruan ajo në Twitter, ndërsa postimin e shoqëron me një foto ku shfaqet bashkë me zotin Kraja, ndërsa na sqaron se fotoja është shkrepur 1 vit më parë./TCH

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...