Policia po zhvillon një aksion anti-drogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK.
Sipas burimeve, deri në këto momente janë shoqëruar 7 persona. Mësohet se emrat e personave të arrestuar janë GJ. K., L. K., I. P., T. L., P. L., M. RR. dhe A. K..
Personat akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash. Ky është operacioni më i madh anti-drogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.
Kujtojmë që oficeri Saimir Hoxha u vra në fund të muajit të kaluar nga 21-vjeçari Aldi Rama. Rama pasi refuzoi të kontrollohej nga policia qëlloi dy herë ndaj oficerit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh ndjekje, 21-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej dhe ka qëlluar veten. /TCH/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...