Nxitimi për të çuar vajzën në shkollë ishte shkaku për aksidentin e rëndë që ndodhi të enjten në Athinë.
Shqiptari 44-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me stacionin e autobusit, duke lënë të vdekur një 73-vjeçar dhe u plagos lehtë një tjetër i moshuar 78 vjeç.
Vajza 9-vjeçare e shqiptarit, që ishte në makinë me të, sqaroi se si ndodhi aksidenti.
“Ishim vonë për të shkuar në shkollë. Babi po nxitonte që të arrinim në kohë. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Dëgjova një zhurmë. Dhe u përplasëm“, tha 9-vjeçarja shqiptare për mediat greke.

Nga hetimet paraprake, policia thotë se shkak i aksidentit u bë humbja e kontrollit nga shpejtësia e lartë. Shoferit shqiptar i janë marrë dhe analizat e gjakut për të konfirmuar nëse ishte i dehur kur po ngiste makinën. Rezultatet paraprake nuk konfirmojnë diçka të tillë.
Për shtypin grek ka folur edhe mamaja e vajzës 9-vjeçare. “Në fillim vajza nuk fliste dot. Ishte tronditur”, tha ajo.
Aksidenti ndodhi dje në lagjen “Metamorfozis” në Athinë rreth orës 08:20. Shqiptari i cili po dërgonte vajzën në shkollë me makinë, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me stacionin e autobusit. Mjeti goditi për vdekje 73-vjeçarin që priste në stacion, dhe plagosi një 78-vjeçar. /tv Klan
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...