Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”.
Si pasojë e përplasjes u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./TCH

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...