Të paktën 3 të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i aksidenteve të ndodhura në vend para dhe pas ndrimit të viteve në Shqipëri.
Pas mesnatës ka humbur jetën një 17-vjeçar i cili po udhëtonte me një motor në aksin Fier-Shegan.
Ndërkohë, në Pogradec një tjetër i ri ka humbur jetën pasi makina “Mercedes Benz” me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga.
Ndërsa në Tiranë, në rrethrrotullimin e Saukut, ka humbur jetën një punonjës policie që është përplasur nga një automjet.
Një aksident tjetër automobilistik ka ndodhur në Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit, ku për pasojë 4 të rinj janë plagosur rëndë.
/ Top Channel
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran