Aksident tragjik, vdes gruaja shqiptare, lëndohet rëndë djali 12 vjeç

13:33 | 21 Shtator 2016
M. A.
Një grua shqiptare që jetonte prej vitesh në Itali, është përplasur në mënyrë tragjike nga një makinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa në gjendje të rëndë është fëmija i saj, djali 12 vjeç.
 Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për 45-vjeçare shqiptare të identifikuar si Surije Sata, e njohur në komunitetin e Mondragone në Kaserta si Siria.

Mësohet se ajo jetonte vetëm me djalin 12 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Napolit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Siria kishte edhe fëmijë të tjerë, por që jetonin me ish-bashkëshortin, ndërsa mësohet se ajo ishte e njohur në këtë zonë. Sipas policisë, funerali i saj do të bëhet pas përfundimit të procedurave hetimore. /SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale